Qytetarë të shumtë kanë dalë për të protestuar sot në rrugën e Rinasit, pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë.

 

Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh. Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit.

 

Nëse nuk i jepet zgjidhje banorët paralajmërojnë se do të jenë aty çdo ditë, duke bllokuar rrugën e aeroportit. Efektivët nuk lejojnë protestuesit që të bllokojnë qarkullimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re