Subscribe

Ruga Levan-Tepelenë është cilësuar edhe si autostrada e vdekjes, për shkak të numrit të madh të aksidenteve.

 

Përgjatë gjithë aksit, mungojnë mbi dhe nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

Ndërkohë banorët që jetojnë në dy anët e autostradës, thonë se jeta e tyre vihet shpesh në rrezik.

 

“Të gjithë ata që kanë bagëti janë të detyruar të kalojnë me vrap, po kështu ndodhin aksidentet”, thotw njw qytetar. “Ja ai shoku jonë ka humbuir jetën, këtu ndodhin 5-6 aksidente çdo muaj.”

 

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, në këtë aks nuk ka patur më asnjë ndërhyrje që kur është ndërtuar rruga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re