Rruga nga Elbasani ne drejtim te Tiranës vijon te jete e bllokuar. Për shkak te rënies masive te shkëmbinjve ne afërsi te fshatit Mamel, qarkullimi vijon te devijohet nga rruga e vjetër, nga Qafë-Krraba. Autoriteti rrugor shqiptar bën te ditur se janë duke punuar për te pastruar segmentin nga gurët, por ende nuk dihet se kur do te jete e kalueshme. Ndërkohë qe për te ikur nga Tirana ne Elbasan rruga është tërësisht e hapur.
Ekspertet por edhe Ministria kane hedhur akuza se projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka qene i keq studiuar. Ende pa përfunduar ndërtimi i plote i saj, Qeveria vite me pare hapi ne mënyrë te pjesshme këtë segment rrugor. Ndërsa vijon te mbetet ende e pandertuar pjesa ne Ibë aty ku zona paraqitet me rrezik për shkak te rrëshqitjes se tokës.


