Skip to content

Rruga Fier-Seman/ Kujt i interesoi “djegia” e fondit të Bankës Botërore?!

Një vit më parë u zhvillua tenderi për projektin e rrugës Fier-Seman loti i parë. Tenderi u hap nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bëhej e ditur se me anë të fondeve të akorduara nga Banka Botërore do të ndërtohen 7,6 km rrugë.

Ky segment rrugor shihet i rëndësishëm, pasi për zonën e Fierit mund të sjellë edhe zhvillimin turistik të zonës dhe lidhte disa fshatra, me një total 17 mijë banorë. Kanë kaluar një vit nga procedura e tenderimit dhe afatet po digjen. Fillimisht FSHZH kërkonte të shpallte fituesin e projektit që konsistonte në rindërtimin e segmentit dhe punimet në rrugë, si punime te nën-baza e rërës-zhavorrit, baza prej guri, konglomerati bituminoz, dhe korsi lidhëse (asfaltim).

“Përveç punimeve të kullimit dhe sigurimit të funksionalitetit të sistemit të ujitjes përkrah rrugës, projekti përfshin ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin (të gjerë dhe ndërtimin e tyre) të dy të tjerave”, thuhej në njoftimin e FSHZH-së, që parashikonte mbylljen e punimeve brenda 18 muaj.

Për këtë projekt kishin paraqitur oferta 12 firma, të cilat ishin ““Todini Consruzioni Generali” spa;  “Avtomagistrali-Tcherno More” JCS;  JV “Victoria Invest International” &”Victoria Invest” shpk;  “Salillari” shpk; “Genc Insaat Limited Sirketi”; “Gener 2” shpk;      Sinohydro Corporation Limited; “INC” spa; “Alb-Star” shpk; “Tekar Teknik Arastirma Ticaret Limited Sirketi”; Combined Group Contracting Company Co. (K.S.C.) dhe  “Rawafed Al-Torok Contracting Est””.

Afati i dorëzimit të ofertave ishte 13 shtator të 2019, por FSHZH nxori një njoftim të dytë për në janar të 2020 njoftoheshin firmat për zgjatjen e afatit tee vlefshmërisë së sigurimit të ofertes deri në 290 ditë. Përfundimi i garancisë së vlefshmërisë së ofertës ishte 18 maji. Kanë kaluar tre javë nga ky afat dhe punimet në rrugë kanë ngecur.

Përpara një viti Banka Botërore pati bërë një inspektim në Shqipëri për rrugët që po ndërtohen në Shqipëri me fondet e saj. Në total ka akorduar 50 milionë USD dhe në këto inspektime përfshihej edhe rruga Fier-Seman. Asokohe ngecja e punimeve lidhje me procesin e shpronësimeve.

“Rruga Fier Seman sipas raportit parasheh blerjen e disa shiritave minimale të tokës për të çuar sipas planit zgjerimin, trotuaret dhe koristë e biçikletave. Koha e e vlerësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të kompletuar procesin e sistemimit është shtatë muaj e gjysmë bazuar në eksperiencën e rrugës së Tushemishtit. Gjithsesi amendimi i nëntorit 2019 në ligjin për marrjen  tokës konfirmon mbizotërimin e procedurave dhe politikave respektive të investimeve për rastet e sistemimeve çka do të t’i mundësojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të përshpejtojë këtë proces dhe Këshillin e Ministrave që të adoptojë në mënyrë të shpejtë vendimet e shpronësimeve deri në momentin që nisin punimet e kontratës”, thuhej në reagimin e një viti më parë BB-së, që sanksiononte se projektet po ecnin në mënyrë të ngadaltë.

Pas dështimit, Banka Botërore kishte paralajmëruar ndryshimin e projektit të rrugës Seman-Fier, duke bërë që banorët e kësaj zone të vuajnë degradimin e përditshëm të këtij segmenti rrugor.

Pikërisht këto procedura dhe këto zvarritje pafund për interesa të caktuara kanë detyruar Bankën Botërore që të mos rishohë edhe këtë projekt, duke e zëvendësuar me një aks të ri.

/shqip