Nuk është e vështirë të shpjegosh botën, e vështirë është ta transformosh atë.

Rruga më e sigurtë për të krijuar lumturinë, është ta përfshish veten tënde në një çështje më të madhe se vetja.

Nuk ka krizë që akademikët mos t’i përgjigjen me një seminar.

Nuk ka shpresa për një civilizim, i cili e fillon çdo ditë me tingullin e orës së alarmit.

Njerëzit që mendojnë se jeta është një shtrat i trëndafilave, zakonisht ankohen nga fjetja në gjemba.

Njeriu duhet të bëhet doktor i vetvetes.

Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton.

Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.

Një mësimdhënës i mirë është si një qiri. Ai konsumon veten e tij për t’iu ndriçuar rrugën të tjerëve.

Një mik i besuar është ilaçi i jetës.

Një ves i mohuar është dy herë më i pranishëm.

Pa u futur në shpirt mirësia nuk është e tillë.

Pak vlejnë sytë, nëse mendja është qorre.

Para martesës femra është pikëpytje, pas asaj, pikëçuditje.

Për të qenë i lumtur njeriu, duhet të jetë shumë naiv. Vetëm të marrët janë të lumtur.

Për të sunduar: armiqtë t’i kthesh në miq dhe t’i mbash sa më afër që të jetë e mundur.

Përfitimet e padrejta të mbushin xhepat por të nxijnë faqen.

Përparimi i një kombi shkon krahas me atë të femrës. Femra është ajo që lind, rrit dhe i edukon fëmijët. Ajo lidh plagë shtati dhe zemre. Ajo është burim i pashtershëm ngushëllimi, dashurie dhe dhembshurie.

Përsosmëria s’ka marrë fund.

Përvoja është mësuesi më i mirë.

Po të studiojmë historinë e një kombi të pazhvilluar, bindemi, se ajo fatkeqsi i ka ardhur nga padituria.

Politika është marrëveshje.

Politikanët që ankohen nga media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.

Populli mund te ketë një shpirt, një zemër, një kraharor që e qet përpara, por mjerë ai nëse ka vetëm një palë tru.

Progresi ind nga idea dhe gjithçka që është e nevojshme është edhe e mundur.

Prova më e mirë e dashurisë është besimi.

Proverbat nuk janë kurrë të gabuara.

Pushteti korrupton disa, kurse dobësia korrupton më shumë.

Puthjet e buzëve nuk vijnë gjithmonë nga zemra.

Puthjet e vjedhura janë të ëmbla.

Qendrimi i ashpër është përcjellësi i vdekjes, ndërsa butësia është përcjellëse e jetës.

Qeshja është ilaçi më i mirë.

Regjime “patriotike” vetëm sa për demagogji dhe të korruptuar sjellin ndonjëherë rrënim shpirtëror më shumë se një pushtim i huaj.

Rruga e shkurtër të shkurton jetën.

S’mund të blihet asgjë vetëm me një falenderim.

S’mjafton të vraposh shumë po nuk u nise në kohë.

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën dhe zemra të mirën.

Shumë melodi të bukura luhen nga një violinë e vjetër.

Të besojmë duke dyshuar dhe të dyshojmë duke besuar.

Të drejtosh do të thotë të shërbesh.

Të mësosh është hapi i parë, të jetosh është vetëm i dyti.

Të rallë janë ata, të cilëve nderimi u është më i dashur se paratë.

Thuaje të vërtetën, por pastaj ik shpejt.

Uria është kuzhinieri më i mirë.

Urrejtjen dhe neverinë bashkëshortja e tregon hapur, dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.

Urrejtja nuk ndalet nga urretja, në asnjë kohë, urrejtja pushon nga dashuria: ky është ligji i përjetshëm.

Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.

Vetëm virtyti nuk merret dhe jepet si dhuratë.

Zemra që dashuron mbetet gjithnjë e re.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re