Të gjithë ata që do të zgjedhin plazhin e Tales për të kaluar pushimet nuk do të ngecin më në trafik.

 

Bashkia e Lezhës ka nisur ndërtimin e një rruge lidhëse përshkon fshatin Mylte të njësisë administrative të Shënkollit, e cila do të shkurtojnë distancën me Lezhën me 8 kilometra. Për banoret kjo është një mundësi që përveç turizmit të zhvillojnë edhe bujqësinë.

 

Administratori i Shenkollit, Bec Rrusti shpjegon se rruga do te lehtësoje jetën e mbi 2500 banoreve, duke i lidhur ata më shpejt me tregun.

 

Loti i pare i kësaj rruge rreth 2.5 km është drejt përfundimit. Aksi Rrile-Tale po ndërtohet me financimin e Bashkisë Lezhë me vlere rreth 33 milion leke te reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re