Teksa po zhvillon vizitën e tij në Shqipëri, kanë dalë pamjet e shoqërimit të ish-presidentit Bill Clinton nga Rinasi në Tiranë.
Pamjet i ka publikuar policia, e cila ka thënë se “strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton”.
Policia e Shtetit:
Momente nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës.
Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton.
