Rruga Milot-Fier pritet të ndërtohet nga kompania greke Terna. Në studion e TvT, gazetari Klodian Tomorri tha se kompania Terna ka paraqitur një ofertë me vlerë 1.88 miliardë euro për projektin që do të gjenerojë në total më shumë se dyfishin e kësaj shume.

Sipas Tomorrit, Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertë dhe pritet që shumë shpejt qeveria ta shpallë publikisht si fituese.

“Nuk ka asnjë gjasë të shtyhet më afati për dorëzimin e ofertave. Afati ka përfunduar. Tani qeveria ka dy zgjidhje. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Oferta e vetme është ajo e kompanisë Terna. Oferta e paraqitur nga kompania është 1.88 miliardë euro. Kjo është shuma që kompania thotë se do të investojë për ndërtimin e rrugës.

Në total si vlerë projekti, ajo do të gjenerojë mbi 4 miliardë dollarë. Është një projekt shumë i madh. Disa janë skeptikë për shumën që ajo zotohet se do të investojë, sot jemi në këtë pikë. Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën. Qeveria do ta lançojë publikisht shumë shpejt. Ndoshta kishin vendosur të shpallnin Spitallën fillimisht. Ndoshta presin debate pas shpalljes së ofertës”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re