Kryeministri Rama njoftoi dje me një postim të shkurtër se regjimi i lëvizjes gjatë kësaj fundjave do të ishte i njëjtë me atë të fundjavës së shkuar duke nënkuptuar se ndalohet lëvizja e lirshme.

Në lidhje me këtë ka bërë një njoftim edhe Ministria e Shëndetësisë përmes, të cilit konfirmohet se gjatë të shtunës lejohej lëvizja pensionistëve dhe të dielën e nënave me fëmijë, kurse të tjerët do të qëndronin brenda.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Rrugët e Tiranës sot janë plot, ndërsa bizneset, përfshi edhe kafet janë hapur duke mos respektuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton nga qendra e Tiranës se qytetarët vijojnë lëvizjen normalisht duke refuzuar urdhrin e qeverisë, i cili doli vetëm mbrëmë në orët e vona të natës.

Disa i druhen kameras dhe shkeljes së urdhrit, kurse të tjerë e refuzojnë hapur atë duke hedhur dyshime të forta mbi vërtetësinë e paralajmërimeve.”Unë nuk kam vendosur maskë as në kulmin e pandemisë, e jo të mos dal tani”, shprehet një qytetar, kurse një tjetër thotë se s’ka ndërmend t’i bindet urdhri pasi i ka shteruar durimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re