Skip to content

Rrugët kthehen në lumenj, makinat “zhyten” në ujë/ Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!

Capture 18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zona të banuara dhe akse kryesore rrugore.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha.