Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të vijojë këtë të hënë turin e takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”, në qyteti e Lezhës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha njofton se takimi do të mbahet në orën 13:30, ku do të zhvillohet një bashkëbisedim me fermerët.
“‘Rrugëtimit për Shqipërinë’ i bashkohen sot në bashkëbisedim fermerët e Lezhës në orën 13:30”, shkruan Basha.