Fundviti, atmosfera e festave dhe kthimi i emigrantëve kanë sjellë shtimin e numrit të makinave që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.
 
Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm për të përballuar fluksin.
 
Drekat dhe darkat qe organizohen me rastin e Vitit të Ri,  shpesh shoqërohen me aksidente për shkak të konsumimit të alkoolit.
 
Dhe në raste të tilla nuk do të ketë tolerime.
 
Ditët e fundit kanë ndodhur disa aksidente në Tiranë e rrethe, me pasoje vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re