Skip to content

Rrugoret, plan për trafikun / Ahmeti: Shërbime shtesë në akset më të populluara turistike

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Muaji gusht parashikon pikun e qarkullimit të mjeteve si dhe të trafikut në akset rrugore në zonat turistike, ndaj janë kërkuar përforcime nga drejtoritë vendore për të menaxhuar situatën. Për rrugoren, problematikë janë shkelësit e qarkullimit.

 

Të dhënat e siguruara nga Vizion Plus për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë se janë vendosur më shumë se 355 mijë gjoba në të gjithë vendin, gjoba që kapin një vlerë afro 1.2 miliardë lekë.

 

ERION AHMETI

SPECIALIST I QARKULLIMIT RRUGOR

 

Ka detajuar planin e masave, ka detajuar një planëzim ndryshme duke parë të gjitha akset rrugore me ngarkesë të shtuar duke caktuar dhe duke komanduar shërbime të Drejtorive Vendore në funksion të të gjitha zonave turistike, duke llogaritur këtu Sarandën, Vlorën, Lezhën, Shkodrën. Pra të gjitha zonat turistike kanë shërbime të komanduara për të gjithë sezonin turistik deri më datë 15 shtator për menaxhimin e trafikut.

 

Nga Janari deri në Qershor, kanë ndodhur 581 aksidente, ose 94 më pak se një vit më parë. 89 qytetarë kanë humbur jetën, ose 16 më pak se viti 2021. Ndërkohë policia ka shënuar edhe akset më problematike në këtë sezon turistik.

 

Ka ulur aksidentesh të ulura krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më përpara. Siç kemi përcaktuar njollat e zeza kemi përcaktuar edhe pikun e orarit si në drejtim të veriut në komplet segmentet rrugore si Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, Laç, Shëngjin, Lezhë dhe Velipojë dhe patjetër në drejtim të Durrësit, apo më tej në jug si Vlorë e Sarandë.

 

Rrugët e reja që janë hapur këtë vit, sipas autoriteteve kanë sjellë lehtësira në pjesën e trafikut.

 

Ka një rritje të numrit të mjeteve të ardhura si nga shqiptarët ashtu edhe nga tusistët e huaj. Me hapjen e dy segmenteve të reja të By-Passit të Vlorës, rruga e Lumit të Vlorës në drejtim të Qeparoit dhe Tuneli i Skërficës dmth nga ura e Kardhiqit në Sarandë, ka lehtësuar së tepërmi trafikun.

 

Ndërkohë nga janari deri në qershor, policia ka bllokuar 8121 leje drejtimi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë