Policia Rrugore e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në të gjitha akset e qarkut. Mësohet se janë proceduar penalisht 54 shoferë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi. Sakaq, janë arrestuar 7 shtetas për drejtim të automjetit, në gjendje të dehur.

Ndërkohë, monitorimi i sjelljes së të gjithë përdoruesve të rrugës, po vijon.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Shkodrës dhe makinat inteligjente, të pranishme 24/7, në akset interurbane, si dhe në ato të çojnë në zonën bregdetare dhe në pikat turistike të qarkut.

Objektivat, parandalimi i aksidenteve rrugore dhe lehtësimi i qarkullimit përgjatë sezonit turistik.

Monitorimi jo vetëm ndaj sjelljes së drejtuesve të automjeteve, por ndaj sjelljes së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Gjatë pikut të sezonit turistik, procedohen penalisht 54 shtetas që u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, 5 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet një sanksion i tillë, si dhe 7 shtetas janë arrestuar për drejtim të automjetit, në gjendje të dehur.

Monitorimi i sjelljes së të gjithë përdoruesve të rrugës, vijon.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re