Në kuadër të forcimit të rregullave të qarkullimit, Policia e Durrësit ka vijuar aksionin përgjatë fundjavës dhe ka pezulluar 50 leje drejtimi dhe ka vënë në pranga 14 shoferë.
 
Sipas policisë rrugore bëhet me dije se 9 të arrestuarit e fundjavës në Durrës, akuzohen për për drejtim mjeti nën  ndikimin e alkoolit dhe pesë shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
 
Kontrollet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore të qytetit të Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë janë finalizuar me 472 masa administrative për shkelje të ndryshme  dhe pezullimin e 53 lejeve të drejtimit.
 
Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor këshillojnë drejtuesit e mjeteve, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re