Nje dite para nisjes se vitit te ri shkollor, drejtori i pergjithshem i policise Muhamet Rrumbullaku ka lene nje sere detyrash per strukturat e varesise me qellim mbarevajtjen e sistemit arsimor.

 

Grupe te sherbimit policor do te jene te pranishem ne objektet shkollore me qellim lehtesimin e trafikut por edhe te parandalimit te ngjarjeve te mundshme rrugore.

 

Prezenca e policise do te jete siaps nje plani te detajuar pergjate gjithe vitti arsimor. Efektivet do te mbikqyrin zonat me nxenes, per te garantuar sigurine.

 

Drejtori i policise ka kerkuar gjtihashtu qe edhe shefat e komisariateve te kene takime me drejtuesit e shkollave me synim hartimin e plave te perbashketa te punes per te reduktuar fenomenet negative.

 

 

 

Pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Punonjësit e Policisë Rrugore do të jenë prezent në të gjitha akset rrugore, kryqëzime dhe rrethrrotullime, për të monitoruar dhe për të menaxhuar trafikun, me qëllim moskrijimin e bllokimit të lëvizjes së lirë të përdoruesve të rrugës nisur nga fluksi i lartë i automjeteve të prindërve, me të cilat do të çojnë fëmijet në shkolla. Shefat e komisariateve të Policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë në nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave, për të hartuar plane pune të përbashkëta, me qëllim koordinimin e veprimeve me drejtuesit e shkollave dhe me bordet e prindërve, për ndërhyrjen në kohë, për të eleminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla. 

Shefat dhe ndihmës/specilistët e Policimit në Komunitet, çdo ditë do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për t’u njohur me situatën dhe do të marrin pjesë në çdo mbledhje të bordit të prindërve, që lidhet me çeshtje të sigurisë në shkolla. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullës së Përgjithshme të mos ndalojnë dhe të mos ndëshkojnë me masa administrative prindërit që do të çojnë nxënësit në shkolla, por të ndërhyjnë për të ndihmuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe lëvizjen e sigurtë të nxënësve, nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Me qëllim eleminimin e bllokimit të rrugëve përpara shkollave, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mirëkuptojnë dhe ndihmojnë punonjësit e Policisë, për menaxhimin e trafikut rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re