Fshati Panaja në Bashkinë e Vlorës njihet për vreshtat me rrush dhe ullinj. Për banorët ato janë dhe burimi I jetesës për vitesh. Por cdo ditë më shumë situata duket dëshpëruese, pasi prodhimet nuk kanë treg.

 

Kryeplaku i fshatit Panaja ngre shqetësimin që produktet mbeten në vreshta

 

Jo vetëm kjo parcel, por gati 60% të tokave në këtë fshat, hardhitë janë  plot më rrush. S’kemi ku ti cojmë. Fermerët nuk I vjelin se s’kanë treg për ti shitur. E kemi ngritur disa herë këtë shqetësim, por askush nuk është kujtuar për këtë zonë. Është problem I trashëguar prej vitesh, por po bëhët cdo vit edhe më shqetësuese situata.-shprehet Jaho Aliaj kryeplak i fshatit Panaja

 

 

Një nga fermerët e zonës, Skënder Alliraj thotë se për shkak të moshës, ai detyrohet të punësojë punëtorë. Por në finale produketet e tij nuk arrijnë që të shiten dhe shumë prej tyre kalben pa u mbledhur.

 

Kam gjithë këto dynym tokë këtu dhe sic e shihni rrushi është  në vreshta. Ma kërkojnë për 100 lekë, ndërkohë unë kam harxhuar 300 lekë për ta rritur dhe mirmbajtur. Në këto kushte më mirë ta hajnë bagëtia se sa ta shes pa fitim, ndërsa ata tregtarët e shesin mbi 1000 lekë në treg- tregon Skender Alliraj fermer I kësaj zone.

 

Por ka edhe nga ata fermerë që detyrohen të presin hardhitë për ti përdorur si dru për ngrohje në dimër

 

Që të mos më shkojë mundi dëm, të paktën ta pres dhe me këto dru që shikoni të ngrohem në dimër. Nuk kam asnjë interes tjetër për ta shitur- thotë Agim Llanaj fermer

 

Fermrët e zonës apelojnë që shteti të kthejë vëmëndjen drejt kësaj zone, pasi tokat rrezikojnë të lihen pa punuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re