Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhjet e 14 Majit dhe të mos i përgjigjet kreut të qeverisë Edi Rama që i ka kërkuar atyre ta bojkotojnë procesin.

Berisha u shpreh se Rama ka frikë nga veprat e tij dhe kalon kudo në skuta me kandidatët e tij duke shpërndarë frikë dhe para. Megjithatë ai theksoi se rryma e fitores së opozitës do e marrë përpara.

“Dilni në votime. Mos harroni se njeriu që ka frikë nga veprat e tij. Vjedhjet që ju ka bërë nga dëbimi i shqiptarëve, nga krimet e tij kalon si hije nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos dilni në votime.

Kalon në skuta dhe shpërndajnë para, shpërndajnë frikë. Këtu para jush do i them Edi Ramës. Mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh ndonjë votë por lumin kurrë nuk e vjedh dot. Të garantoj që rryma e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të të marrë përpara dhe do të të çojë atje ku e meriton.

Edi Rama hiq dorë se populli është në këmbë, Shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë me votën e tyre, janë më të vendosur të mbrojnë liritë e tyre”, deklaroi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re