Driton Bardheci, eshte emëruar ditën e djeshme si zv. ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë.

E çuditshmja e emërimit të tij është se ai është ende duke indjekur studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” teksa një organizatë kosovare shton se ky i fundit e ka notën mesatare 6.8.

Organizata thotë se personi në fjalë nuk është i duhuri për të qenë në krye të instutucionit të arsimit.

Reagimi i Organizatës Studentore “Studim, Veprim, Kritikë”:

Zëvendësministri studentSot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit. Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti? Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë. Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar). Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

Siç shihet edhe nga një foto e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, Bardheci duket si një simpatizant i flaktë i rrepit, teksa poston foto me mbishkrime tekste këngësh.

Gjithandej shprehet se emërimi i tij është një degradim i arsimit në Kosovë, duke e krahasuar edhe me ministren e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini.