Skip to content

Rryshfet edhe për xhamat e zinj të makinave, 100-300 mijë lekë për të “mbaruar punë”

7 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë të drejtorisë së transportit rrugor u arrestuan nga policia, ndërsa një u shpall në kërkim.

 

Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve që lejojnë përdorimin e xhamave e zinj në makina.

 

Për këtë shërbim, ata merrnin si ryshfet shuma nga 10 deri në 30 mijë lekë të rinj.

 

Sekserët dhe zyrtarët bashkëpunonin duke i orientuar qytetarët te një servis për të errësuar xhamat dhe më pas bënin gati dokumentet false.

 

Po ashtu, ata bënin edhe manipulimin e dokumenteve mjekësore për të lejuar shoferët që të mos përdornin rripin e sigurisë.