Ruajtja e familjes ishte ndër kryefjalët e fjalimit të myftiut të Tiranës Gazmend Teqja para faljes së namazit të Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke lënë të nënkuptuar atë që po ndodh sot me sulmin ndaj familjes tradicionale nga lëvizje të devijancës seksuale, pjesë e axhendave të frikshme shkatërruese për shoqërinë, myftiu Teqja kujtoi se familja tradicionale ëstë në fakt forma më perfekte dhe e pazëvëndësueshme e krijuar nga Zoti, për një shoqëri të shëndetshme dhe në vazhdimësi. Gjithashtu dhe për një individ të shëndetshëm moralisht.

Ndaj, në ditën e afirmimit të bindjes ndaj Zotit, Krijuesit të njeriut dhe çdo krijese, jetës e gjithsësisë, ai solli në kujtesë faktin se familja, kultivimi dhe ruajtja e saj, është prej amaneteve nga Zoti.

Ishin mesazhet e tij në vazhdën e një reagimi ndaj ekspansionit gay, në Shqipëri e kudo, ku së fundi, në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ndodhi akti i ndyrë i një kinse martese mes dy femrave.

Edhe pse pa prezencën e ndonjë autoritetit shtetëror, akti i lejuar në tarracën e një institucioni shtetëror, la shijen e hidhur të një mbështeteje shtetërore, ose më e pakta symbyllje, ndaj një fenomeni që shkon kundër traditës shqiptare dhe i cenon asaj pikërisht atë që ende e ka të fortë, familjen. /tesheshi.com/         

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re