Gjatë muajit të kaluar në Ruanda rreth 800 objekte të kishave janë mbyllur për shkak të mosrespektimit të standardeve ligjore dhe zhurmës.

Bëhet fjalë për objekte të vogla fetare të ndërtuara ilegalisht. Në mesin e tyre ka edhe baraka që janë përdorur si kisha.

Mediat lokale theksojnë se deri në fund të muajit të kaluar janë mbyllur më shumë se 700 objekte të tilla. Në javën e parë të muajit mars në Rwamagani janë mbyllur edhe 75.

Zyrtarët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare në rajonin e Rwamagan thanë se nga 427 kisha në këtë rajon, 352 kanë leje pune.

Kryebashkiaku i Rwamagan, Radjab Mbonyumuvunyi, tha se nuk do të lejojë ushtrimin e shërbimeve fetare në kisha të bëra me kallam, shkruan aa. “Sot askush nuk jeton në objekte prej kallami, andaj pse njerëzit tanë të luten në objekte të tilla?”, tha Mbonyumuvunyi.

Në Ruanda brenda një muaji për shkak të problemeve higjienike dhe infrastrukturore janë mbyllur shumë objekte fetare./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re