Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë reagimin e tij të parë, pas numërimit të pothuajse 1/3 të kutive të votimit në të gjithë vendin, të cilat e nxjerrin derimë tani fituese Partinë Socialiste me pothuajse gjysmën e votave. Edhe pse gara premton të jetë e ngushtë deri në momentet e fundit, Meta kërkon nga komisionerët të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
META: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.
Derimë tani procesi i numërimit të votave po ecën me një ritëm normal, edhe pse në disa KZAZ të vendit numëruesit kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.
Gara premton që të jetë mjaft intersante veçanërisht në qarkun e Tiranës, ndërsa deri në momentet që flasim i vetmi rezultat i sigurt është ai i njësisë 10 në Tiranë, ku PS ka fituar, duke ruajtur pak a shumë pozitat e vitit 2017, ndërsa PD ka marrë një numër më të madh votash, në krahasim me katër vite më parë. (Lexo edhe këtu)
Nga PD dhe LSI ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim të drejtuesve të lartë, ndërkohë që për PS-në ka reaguar Erion Veliaj, i cili kërkoi nga kundërshtarët njohjen e rezultatit që do të dalë pas numërimit të të gjitha votave. (Lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb