Kandidati demokrat për President, Joe Biden dha një deklaratë për mediat duke i bërë thirrje amerikanëve që të bëjnë durim pasi vijon numërimi i votave. Biden e nisi fjalimin e tij duke ia dedikuar rasteve me Covid dhe më pas theksoi se cdo votë duhet të numërohet.

“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Do ti kërkoja të gjithëve që të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit. Faleminderit të gjithëve për durimin”, tha Biden.

Ndërkohë, Joe Biden i mjafton të marrë fitoren e shtetit të Nevadës dhe plotëson 270 mandatet për tu bërë Presidenti i Amerikës. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re