Skip to content

Ruanin dhe kujdeseshin për parcelën me kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Garda Civile e Valencias (Spanjë) ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç për krim kundër shëndetit publik, pasi çmontoi një parcelë të madhe me kanabis.

 

Kjo është goditja e tretë radhazi ndaj mafies shqiptare, pasi parcela të tjera të ngjashme janë kapur edhe pak kohë më parë të cilat gjithashtu ruheshin nga shqiptarë.

 

Në mesin e korrikut, në kuadrin e planit të Gardës Civile u nis një hetim kundër kultivimit të marijuanës në qytetin e Navarrés.

 

Pas verifikimeve në lidhje me këtë plantacion u bë e mundur kapja e dy shqiptarëve, 18 dhe 21 vjeç, të cilët kryenin detyrat e vëzhgimit dhe kultivimit të këtij plantacioni, për çka dhe u arrestuan. Pasi u bënë hetimet u sekuestruan 3965 bimë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë