Një rekord unik që shkaktoi britma entuziazmi te të pranishmit, ka arritur 21-vjeçari Max Park i cili “zgjidh” rubikonin me përmasa 3X3X3 në kohën e mahnitshme prej 3.13 sekondash!

Me këtë kohë, Park theu rekordin e mëparshëm prej 3.47 sekondash të mbajtur nga Wusheng Du i Kinës nga viti 2018.

Me paraqitjen e tij të pabesueshme në Long Beach, 21-vjeçari amerikan tashmë ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

“Atmosfera ishte elektrizuese. Të gjithë u tronditën. Kur Max ia doli, të gjithë u emocionuan për rekordin e tij”, tha babai i 21-vjeçarit.

Vihet re se 21-vjeçari mban rekordet për Rubikonin me përmasa 4x4x4, 5x5x5, 6x6x6 dhe 7x7x7. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re