Kryeministri Edi Rama u shpreh se qendra e prodhimit të industrisë ushtarake e planifikuar për tu hapur ish-uzina e bakrit në Rubik, do të zhvillojë qytetin.

Rama deklaroi se investimet në industrinë ushtarake janë me impakt të madh ekonomik, duke theksuar se do t’u jepet mundësia e punësimit të rinjve.

“Më vjen mirë që ky program prek edhe këtë zonë, këtë pikë të këtij qarku ku ka pasur një traditë”, deklaroi ai, duke shtuar se “u japim mundësi vajzave e djemve të zonës që të kthehen e të punojnë në vendin e tyre për një industri ekselence në vend se të punojnë për industrinë e të tjerëve ku janë sot”.

 

Edi Rama: Gjatë këtij viti dhe vitit në vijim do të shikoni raste të përsëritura të firmosjes së marrëveshje strategjike në funksion të industrisë sonë të re të mbrojtjes, prodhimit këtu në Shqipëri të shumë prej aseteve që i duhen FA, të eksportit dhe ekonomisë e punësimit.

Investimet në industrinë ushtarake janë investime me impakt të madh ekonomik në vendet ky kryhet.

Ka ardhur dita për ti çelur dritën jeshile një industrie shqiptarë të mbrojtjes. Më vjen mirë që ky program prek edhe këtë zonë, këtë pikë të këtij qarku ku ka pasur një traditë dhe mundësitë për punë e fitime të arsyeshme, për të zhvilluar një jetë familjare dinjitoze për gjithë vajzat e djemtë e rinj janë të kufizuara.

Do të jetë një stacion, ku do të jenë të mirëpritur, dhe lehtësim për ne që tu japim mundësi vajzave e djemve të zonës që të kthehen e të punojnë në vendin e tyre për një industri ekselence në vend se të punojnë për industrinë e të tjerëve ku janë sot.

Ne do të krijojmë kushte shumë më të mira zhvillimi për gjithë zonën dhe do jetë krenari e përbashkët që Rubrikut ti dalë zëri për mirë si një vend ku prodhohen gjëra speciale.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko