Skip to content

Ruçi deklaratë për mediat: Ja çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend




Gramoz Ruçi ka njoftuar me anë të një deklarate për mediat se ka
vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 të
shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.

‘Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019
Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00
me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet
Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit
të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në
kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit
të Republikës z. Ilir Meta’, thuhet në njoftimin për mediat.

Kujtojmë që seanca plenare e Kuvendit të hënën nis vetëm tre orë
para protestës së opozitës, e cila ka thirrur në orën 20:00 qytetarët
për të protestuar kundër diktaturës, në mbrojtje të lirisë.






Previous articleDeshifrohet Kodi Egjiptian, arkeologët: ‘Zbulimi më i rëndësishëm’Next articleZgjedhjet e 30 qershorit: Vjen lëvizja surprizë nga ndërkombëtarët