Skip to content

Ruçi mesazh për 5 Majin: Heroizmi i dëshmorëve e fisnikëroi më tepër Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli një mesazh me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Me anë të një letre, Ruçi përkujtoi dëshmorët e rënë dhe tha se ata e kanë fisnikëruar edhe më shumë Shqipërinë.

 “Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit. Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë. Nuk ka virtyt më të lartë për një shoqëri sesa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë. Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë.”

Ruçi shtoi se sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve njerëzore.