Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata në një intervistë në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur për situatën  e shkaktuar nga COVID-19.

I ndodhur në Skoci Vata tha se situata për momentit duket pozitive dhe numri i të vdekurve fatmirësisht po vjen duke u ulur krahasuar me ditët e para.

Ai theksoi se në Skoci rregullat janë strikte edhe pse mund të dalësh në çdo orë të ditës apo e natës, por sipas tij duhet të kesh një arsye të fortë për të lëvizur nga shtëpia.

Ndër të tjera Vata tha se niveli i futbollit shqiptar tha se njerëzit që kanë menaxhuar futbollin shqiptar ta fillojnë nga zero, “të promovojnë brezin e ri, të ndërtojnë infrastrukturë dhe njerëz për të dhënë kontribut për të rritur brezat e së ardhmes”, u shpreh ai. 

Ka gjoba për njerëzit që thyejnë rregullat?

Vata: Vetëm nëse ka në veprim ekstrem apo të palogjikshëm. Këtu njerëzit janë ata që ruajnë më tepër rregullat dhe reagojnë si duhet reaguar.

Gjithashtu ai theksoi së Shqipëria është një vend i varfër dhe nëse sëmundja përhapej do të kishte pasoja katastrofike.

“Kuptoj kryeministrin kur jep këto sinjale sepse e ka parasysh që ka një popull që nuk është i mirë disiplinuar , nuk është popull që zbaton rregullat në mënyrë perfekte, por kjo nuk është edhe faji i popullit që i edukuar kështu.

Këto tre  dekadat e fundit Shqipëria është mësuar duke parë vetë pushtetarët e vendit tonë që janë njerëzit e parë, thyejnë disiplinën dhe rregullat. E di që kryeministri ynë është në hall, i kanë ndodhur dy situata njëra pas tjetrës. Është në presion pasi ka një barrë të rëndë për të marrë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës me Mustafa Nanon ai theksoi se populli shqiptar gjithmonë është mashtruar dhe se shteti nuk është i mirë organizuar. Më tej ai theksoi se frika është e madhe pasi këto sëmundje është e vështirë të përballohen me një vend si është Shqipëria.

“E kam marrë me shumë seriozitet, por më duket edhe një gënjeshtër e madhe. Nuk besoj që njerëzve i tregohet e vërteta. Deri në këto momente askush nuk ka futur në llogari Zotin. Njeriu me natyrën dhe më Zotin nuk ka qenë korrekt dhe i kujdesshëm.

Nëse analizojmë çfarë thuhet nga shkencëtaret kuptojmë që toka ka marrë goditje të mëdha dhe kjo tokë ka nevojë për frymëmarrje. Por jam shumë i qetë sepse në raport me veprimet e mia jam shumë korrekt dhe jam i rregullt në situatat e jetës dhe nuk kam pse të kem frikë, por sigurisht kujdes, po”, theksoi ai.

I ndalur te futbolli dhe ndikimi që ka pasur COVID-19 ai tha se ende mbetet mister se kur futbolli do të kthehet në normalitet.

“Në Skoci populli jeton për futbollin. Pa futboll, pa muzikë, pa çdo sport jeta është shumë e vështirë. Shpresoj që kur gjithçka të rihapet sërish të kemi mundësi të bëjmë zgjedhje të mira. Shqipërisë i ka munguar lideri me integritet.

Ne nuk kemi pasur një lider me inteligjencë, pasion dhe integritet. Shumicën e kohës kemi pasur njerëz që kanë pasur inteligjencë apo pasion por i ka munguar integriteti. Njerëzit me dinjitet nuk mund të bëjnë pakt me djallin për të drejtuar një popull krenar me vlera dhe dinjitet”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se në Shqipëri ka munguar gjithmonë liria dhe drejtësi, ndërsa u shpreh se në këtë mënyrë populli mbetet gjithmonë i parespektuar.

Ndër të tjera Vata tha se niveli i futbollit shqiptar tha se njerëzit që kanë menaxhuar futbollin shqiptar ta fillojnë nga zero, “të promovojnë brezin e ri, të ndërtojnë infrastrukturë dhe njerëz për të dhënë kontribut për të rritur brezat e së ardhmes.

Futbolli jonë shqiptar është i falimentuar, gjithmonë kemi folur për arbitrime të këqija. Derbi Patizani-Tirana ka qenë një derb i madh gjatë gjithë historisë së futbollit”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re