Rudina Hajdari, te dy Kongreset e thirrura, nuk e çojnë asnjëra Partinë Demokratike drejt fitores dhe këtë e thotë me bindje, pasi sipas saj është e gjitha një luftë emrash mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Hajdari tha se demokratët po dobësohen dhe duhet gjendur një zgjidhje që debati të shkojë përtej këtyre 2 emrave.

“Të dyja Kongreset nuk e sjellin në fitore asnjë palë, sherri që po tejs zgjatet e dobëson demokratët, por edhe përtej demokratëve. Sherr personal, fshihen pas gishtit të njëri tjetrit, të dyja palët janë përgjegjëse për situatën ku jemi sot dhe kjo nuk zgjidh asgjë për demokratët dhe opozitën, kushdo që merret me të djathtët të bëjë çfarë është e mundur dhe ta kthejnë debatin përtej këtyre të dyve, të vihen përpara përgjegjësisë, sepse shikoj që asnjë palë nuk ka reflektuar”, tha Hajdari për Report TV.

Një nga problemet më të mëdha që Hajdari shikon aktualisht në Partinë Demokratike, është rreshtimi i demokratëve drejt kryetareve. Këtë model, ajo thekson se është përpjekur që të mos ta ndjekë, ndonëse jo të gjithë kanë qenë në të njëjtin mendim si ajo. Ajo është ndalur dhe ka komentuar edhe deklaratën e Berishës, duke thënë se nuk e sheh as në krye të PD-së e as në formimin e një partie të re.

“Nuk e shikoj Berishën në krye të PD apo të formimit të një partie të re, rreshtimi i deputetëve i aleatëve të tyre, ky është një n ga problemet kryesore, dhe unë doja ta ktheja përmbys këtë lloj modeli, sot nuk mund të jemi një vlerë e shtuar për politikë, se na ka penguar rreshtimi me kryetarët, dobësimi i kryetarëve është thelbësore. Po të vijnë këta 2 individë në pushtet, prap do sillen njësoj, se çfarë ndodhi me fatin e këtyre personave, nuk ka shumë rëndësi”, tha ajo.

Rikthimin në politikë, në mënyrë aq aktive sa në kohën kur ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Hajdari e përjashton si mundësi, kjo edhe për shkak të angazhimeve të saj si nënë, megjithatë rrëfen se politika do të jetojë me të gjatë.

“Përjashtimi nga PD ishte i qartë me dalje publike, ndaj doja ta merrja përsipër si sfidë, por që Kodi elektoral e bëjnë gati të pamundur që një forcë e re politike të ketë sukses. Shpresa ishte që në atë kohë, personat e zhgënjyer nga këta individë të shkonte drejt kësaj forcë të re politike, kjo nuk ndodhi dhe tregon që ka akoma hapësirë për të bëra gjëra të reja.  Angazhimi im në politik jeton me mua, , kontributi im do jetë në mënyrë të vazhdueshme, por jo më vrullin e mëparshëm”, përfundoi ish-deputetja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re