Kryetarja e grupit të demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë i është përgjigjur zëdhënësit të Presidentit Meta, i cili, në përgjigje të deklaratës së saj, pse Meta nuk takoi asnjë deputet të opozitës në Kuvend para dekretit të datës së re të zgjedhjeve i kujtoi mamanë që pret të kalojë vetingun.

Hajdari ka replikuar ne llogarine e saj ne Twitter ku ka bashkengjitur edhe postimin e zedhenesit te presidentit, qe reagoi pas postimit te saj.

“Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem. Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij.

Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora.“- shkruan Hajdari në twitter. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re