Deputetja Rudina Hajdari është infektuar nga Covid 19, ndërsa ka shfaqur shenja të lehta të sëmundjes. Lajmin e bën të ditur vetë Hajdari, e cila shprehet se pas testimit ka rezultuar pozitive, dhe për momentin shenjat janë të përballueshme, por është izoluar nga familja, në mënyrë që të ruajë shëndetin e tyre.

Deputetja shton se gjatë këtyre ditëve ajo do të punojë nga shtëpia, dhe nuk do të mund të ketë takime fizike me qytetarët. Kujtojmë se kohëve të fundit ajo ka qenë shumë aktive në daljet e saj, ku jo më larg se të enjten ishte për vizitë te naftëtaret e Ballshit që janë në grevë urie, dhe më pas ishte në Kuvend, ku mbajti dhe fjalim.

Hajdari: Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve!

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re