Deputetja Rudina Hajdari tha se do t’i qëndrojnë deri në fund idesë së ndryshimit të sistemit zgjedhor, duke nënvizuar se opozita parlamentare ka 39 vota.

Sipas saj, po bëhet progres edhe për votën e emigrantëve.

Ajo tha se në këtë momente, ne kemi futur dy nene të posaçme që i japim kompetencën KQZ për ta realizuar këtë gjë

Rudina Hajdari: Ka ende shpresë sa i përket ndryshimit të sistemit, atë që unë dhe shoqëria civile ka avokuar. Do të shkojmë deri në fund sa i përket kësaj kërkese. Në momentin që ndryshimet e Kodit, të shikojmë të gjitha ato propozimet. Votat e opozitës parlamentare janë të unifikuara. Ne kemi 39 vota. Pa këto elementë do të jemi prapë në vend numëro. Do kemi vetëm një reformë zgjedhore duke plotësuar vetëm disa kërkesa elementare si identifikimi biometrik apo disa anëtarë politik në KQZ.

Sa i përket votës së diasporës, u shpreh vullneti i qartë politik për të patur këtë drejtë. Në këtë momente, ne kemi futur dy nene të posaçme që i japim kompetencën KQZ për ta realizuar këtë gjë. Kjo peshë do t’i bie qeverisë por edhe emigrantëve për t’u regjistruar për në zgjedhjet e ardhshme. Unë pyeta ekspertët nëse është e realizueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re