Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, lë të hapur mundësinë e kandidmit me Nismën Thurje në zgjedhjet e ardhshme. Në emisionin “Në fokus”, nga gazetari Nertil Agalliu, në TvT, Hajdari tha se një lëvizje do të ishte strategjia e duhur për të thithur elektoratin gri.

“Unë do të thoja që më e rëndësishmja është hapja e listave. Kam thënë që do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk e përjashtoj në asnjë rast. Ajo që është më e rëndësishme është të krijojmë një grupim apo mënyrë për t’u futur në ato zgjedhje që të krijojnë një grupim po një mënyrë për të hyrë në zgjedhje që krijojnë shpresë. Ndoshta një lëvizje do të ishte më e duhur për të mbushur vakumin që ekziston në vend. Ka shumë njerëz që nuk mbështetin as PD, as PS,”- tha ajo.

Hajdari tha më tej se gjatë takimeve për reformën zgjedhore, tenderi për identifikimin biometrik u pa si kusht i panegociueshëm.

“Ideja ishte që opozita ka marrë zv.komisionerin në KQZ si kompetencë si person që do të udhëheqë impelementimin e identifikimit biometrik. Ajo që nuk u tha dhe nuk u pa ishte që tenderimi të vinte si pjesë e panegociueshme. Pra të jetë një person apo një kompani që do të zgjidhej nga opozita. Për mua është absurditet dhe nuk isha e interesuar të debatojë mbi këtë temë,”- tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re