Pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozicioni i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Hajdari e përgëzon Osmanin për qëndrimin si një grua me parime të forta.

Gjithashtu deputetja demokrate shprehet se ashtu si Vjosa Osmani, edhe ajo ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

‪”Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta.

‪Ju admiroj për kurajon tuaj.

Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.

‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese”, shkruan Hajdari.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re