Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sot për sulmet që janë bërë në drejtim të saj, pasi nuk iu bind vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të djegur mandatin e deputetes.

E ftuar në A2 CNN, Rudina Hajdari tha se nuk e ndikojnë sulme të tilla, përkundrazi ajo theksoi se ato e bëjnë më të fortë.

Unë nuk do kisha sulmuar kurrë një koleg për vendimet që merr.

Por, nuk më ka dhembur, thjeshtë sulmet më kanë bërë më të fortë.

Nuk më ndikojnë sulme të tilla. Ato vijnë për shkak se janë bërë pishman për veprimin që kanë marrë dhe më vjen keq për disa prej tyre”,tha Rudina Hajdari.

Por, deputetja Hajdari, i ka drejtuar edhe një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa u pyet nëse kishte një urim për Bashën, pasi ky i fundit ka sot ditëlindjen, Rudina Hajdari tha se nuk e mbante mend një gjë të tillë.

Për më tepër ajo tha se kjo është gjë e mirë, pas tregon se nuk jemi të verbër përballë liderve.

Nuk e mbaja mend që ai ka ditëlindjen.

Ashtu sikurse nuk ua di ditëlindjen edhe shumë kolegëve të tjerë.

Por, është mirë kur ua harrojmë ditëlindjen kryetarëve se kjo do të thotë se nuk jemi të verbër para liderve të politikës”, tha Rudina Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re