Pasi “Nisma Thurje” e përjashtoi nga projekti i tyre politik, Rudina Hajdari duket se nuk e ka pranuar dot këtë realitet dhe ka deklaruar se projekti për “Nismën” vijon dhe se nuk ka informacion nëse “Thurja” është tërhequr nga projekti.

Pra, me këtë deklaratë duket sikur projektin e ka ideuar Rudina Hajdari dhe “Nisma Thurje” të cilën ajo tani e quan vetë, “Thurja”, mund t’i bashkohet ose jo këtij projekti.

“Levizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetem. Jemi nje grupim i larmishem profesionistesh e qytetaret te cilet po kerkojme ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaraten e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues te Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Me vjen mire qe ajo qe po bejme ka kaq shume interes dhe ngjall kaq shume debat ne shoqeri. Ky eshte tregues se po lind dicka e shendetshme”, ka deklaruar për Fax News deputetja Hajdari.

Në fakt, Rudina Hajdari që prej fillimit, u fut si një “mish i huaj” në këtë lëvizje, duke mos patur asnjë lidhje me vizionin e saj, aktivizmin dhe me të gjitha aksionet ndër vite që “Nisma Thurje” ka ndërmarrë sëbashku me qytetarët. Por, deliri i Hajdarit është kaq i madh, sa sot duket se ajo ka përvetësuar “Nismëm”, duke i lënë opsion “Thurjes” të bashkohet ose jo në projektin e saj dhe “profesionistët e larmishëm” që e ndjekin Rudinën dhe mezi po presin që ajo t’i drejtojë.

/TPZ.al/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re