Rudina Hajdari është e pranishme në protestën e opozitës që po mbahet përpara kryeministrisë.

 

 

 

Hajdari u ngjit në podium për të  marrë fjalën ndërsa foli për problematikën e largimeve nga vendi, pensionistët dhe studentët.

 

 

 

Ish-deputetja demokrate u përlot kur përmendi babain e saj të ndjerë, Azem Hajdarin.

 

 

 

“Motra dhe vellezer, une jam Rudina Hajdari dhe sot te flas ketu eshte privilegj I madh sepse ne rradhe te pare kjo foltore, ju qe jeni mbledhur kaq shume ketu ne shesh me kujtoni tim ate, Azem Hajdarin.

Azemi e kishte mision jete kthimin e Shqiperise ne nje vend te begate dhe kur ju shoh sa shume jemi sot ne kete shesh mbushem me shprese se endrra e tij do te realizohet. Ju perqafoj te gjitheve!”-tha ish-deputetja në lot.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re