Zgjedhjet e 25 Prillit janë vetëm pak muaj larg ndërsa partitë e reja po bëjnë gati listat me emrat që do të kandidojnë për deputetë. “Nisma Thurje” është partia e re që do të jetë pjesë e zgjedhjeve, ndërsa është zbuluar se Endri Shabani, një nga themeluesit e lëvizjes se do të jetë kryetari i partisë.

Në një intervistë për Report TV, ai zbuloi se Rudina Hajdari nuk do të jetë nënkryetare e partisë, por do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

“Mua më kanë zgjedhur kryetar që do të përfaqësoj partinë. Zonja Hajdari është kandidate në zonën e Shkodrës. Ligji kërkon që të kemi 180 kandidatë dhe jemi duke i mbledhur kandidatët sepse nuk i kemi ende”, tha Shabani. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re