Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian ditën e sotme, kryetarja e tij Rudina Hajdari akuzoi partitë politike në vend se janë kthyer në grupe miliarderësh që nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar.

Hajdari shtoi se për të fituar betejën me korrupsionin ky fenomen fillimisht duhet luftuar brenda politikës.

“Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin.

Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen.

Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve,”– u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re