Deputetja dhe kandidate e “Nismes Thurrje” Rudina Hajdari është takuar me kandidaten e PD-së, shkrimtaren e njohur Flutura Açka.

Hajdari i ka dedikuar edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se pasi biseduan për një farë kohe, shkrepën edhe një foto.

Sipas Hajdarit, gara e tyre nuk është një garë muskujsh e lufte për jetë a vdekje, por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.

U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.

Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re