Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. E ftuar në Report Tv, Hajdari i ka cilësuar si të shkëlqyera marrëdhënien me diplomaten, duke shtuar se ndikohet nga fakti që ajo ka jetuar në Amerikë.

Sipas Hajdarit, ambasadorja Kim por edhe të tjerët në vendin tonë, kanë shfaqur gjithmonë kanë shfaqur gjithmonë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri.

Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera.

Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jam munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.

Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurrenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë.

Do të jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore,” tha Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re