Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar emrin e partisë.

Hajdari tregoi se do të jetë pjesë e partisë që do të quhet “Nisma”, duke shprehur besim se qytetarët do i japin shansin të zgjidhet bazuar në platformën e kësaj lëvizjeje.

“Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet NISMA. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra.

Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari në News 24.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën.

 

loading...