Ndonëse Rudina Magjistari jetën pritave e ka mbajtur gjithnjë të tillë, dihet tashmë marrëdhënia shumë vjeçare e moderatores me kampionin e kick boxing, Xhavit Bajrami, marrëdhënie e cila u bekua dy vjet më parë me ardhjen në jetë të Mias.

E pyetur në një intervistë për “Thumb” se çfarë surprize i ka bërë partneri, Rudina tha se asaj nuk i pëlqenin surprizat, por kujton momentin kur Xhaviti i ka propozuar.

“Ka qenë një surprizë shumë e bukur”, tha moderatorja ndërsa shtoi se një nga gjërat që e bën ta dashurojë çdo ditë partnerin është fakti që i thotë fjalë të bukura vazhdimisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re