Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i opozitës Kujtim GJuzi, denoncoi një incidentet të ndodhur në kryeqytet, ndërsa tha se Ministri i Brendshëm ka tërhequr zvarrë një grua në Tiranë.
“Nuk e prisja prej teje z. Lleshaj. Nuk të komandon dot Rama ty nuk mendoj se të komandon Rama.”, tha Gjuzi duke iu drejtuar ministrit të brendshëm i pranishëm në seancë.
Gjuzi ka folur me tone të ashpra sot në Kuvend, duke akuzuar Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore se është njësoj me Këshillin Nacional Clirimtar dhe për këtë i ka sugjeruar deputetes Rudina Hajdari të mos shkojë më në atë tryezë.
“Janë baraz, si ai këshill që vrau qindra njerëz që s’u janë gjetur eshtrat. Rudina,mos shko më te ai këshill, ti je vajza e Azemit që në këtë foltore ka marrë plagë, mos e plagos më. U them gjithë opozitës këtu, edhe unë kam dhënë votë pro, për marrëveshje ndërkombëtare për të ardhur financat, por jo kur duan të grabisim pronën. Po se merrni pronën e Mustaf Licit ju, ne do të punojmë që pronarëve tu kthenen pronat, dëmi i shkaktuar, fitimi i munguar”– tha ai.
