Jeta private e moderatores Rudina Dembacajt ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Pasi iu desh kohë që të pranonte publikisht ndarjen nga Aleksi, Rudina më në fund vendosi që mbrëmjen e djeshme të bënte publike dhe lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku,

lidhje e cila prej kohësh përflitej në media por që moderatorja nuk e konfirmoi kurrë.

Rudina publikoi tre foto krah Frrokut dhe shkruante:

“E di qe e donit te gjithe, por e kam per vete…ekskluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”

Por ja si ka reaguar ish-bashkëshorti i saj Aleks pas këtij postimi?

Ai ka postuar në Instastory një shprehje ku shkruhet: “Një ditë do them le të shkojë në djall gjithçka dhe do ti lëshoj djajtë ta luajnë lojën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re