Presidenti Thaçi vazhdon të thotë fjalë të mëdha për ish-kundërshtarin më të madh politik, tani që nuk jeton, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Me rastin e hapjes së ekspozitës për kontributin e ish-presidentit historik në Muzeun e Kosovës, Thaçi foli për rrugëtimin që ka pasur me të në shtet ndërtimin e vendit.

“Presidenti Rugova unë e të tjerë kemi qenë në konferencën e Rambujesë edhe ekipin e unitetit, se bashku përgatitëm Kosovën të pavarur. Ndërtuam miqësi të përjetshme me partneret strategjik. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si aksident politik, duhet te jemi te vetëdijshëm se kjo u fitua me sakrificë ku ka rol presidenti Rugova. Presidenti ishte komunikativ, njeri i dialogut, njeri i pajtimit e vizionit. Sot çdo parti dhe lider politik duke të shikoje të ardhme perspektiven e Kosovës pa interesa. Sot Kosova shtet, ka simbolet e veta, identitetin e vet evropian dhe duhet secili të jetë krenar. Shteti është mbi të gjitha dhe para çdo adrese politike. Kjo ekspozitë shpreh vlerësimin shtetëror për rolin historik te presidentit Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Pas hapjes së ekspozitës foli edhe ish – kryeministri i Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi, i cili ndër të tjera se lëvizja paqësore me në krye Ibrahim Rugovën ishte ajo që e përgatiti shtratin e shtetit të Kosovës.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj ka falënderuar institucionet, organizatat dhe ata që kanë ofruar materiale për të dokumentare  për organizimin e ekspozitës.

Autorët e kësaj ekspozite Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi sollën për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës.

Zyra e ish-presidentit Ibrahim Rugova është improvizuar në një vend tjetër e bashkë me të edhe disa nga gjërat më të çmuara që portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.

Krahas kostumit që portretizonte vendin e lindjes, qëndronte edhe kostumi bashkë me shallin që e karakterizonte portretin e tij. Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re