Shkruan: Marlind Laçi

* Nisur nga habia se si disa musliman mediatik të trullosur nga rugovizmi propagandojnë Rugovën si babain e tyre politik.

Si fillim duhet të vihemi në dijeni se në Kosovë janë dy pole që orkestrojnë të gjithë propagandën anti-islame në vend. Poli i parë përfaqësohet dhe ndjek ideologjinë e ‘tre gishtave’ të Vuk Drashkoviç dhe Vojislav Sheshel, ndërsa poli i dytë përfaqësohet dhe ndjek përgjithësisht thirrjet prozelitiste të ‘frymës rugoviane’ dhe të misionarit Don Lush Gjergji. Poli i nacionalizmit serb në të gjithë ekzistencën e retorikës së tij politike ka kryer thirrje mbi eleminimin fizik të muslimanëve, ndërsa ‘poli rugovian’ në të gjithë ekzistencën e retorikës së tij politike ka kryer thirrje për dëbimin e muslimanëve nga trojet shqiptare. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në rrjete sociale me qëndrimet që mbajnë ithtarë të kësaj rryme, ku zakonisht ndaj muslimanëve komentet më të shpeshta janë ‘shporruni në Arabi’ ose ‘ikni në Anadoll’, duke i konsideruar muslimanët shqiptar si grupim të deformuar gjenetikisht dhe që nuk kanë asnjë lidhje me identitetin kombëtar shqiptar, tezë tjetër kjo e cila vërteton kooperimin e katolikocentrizmit me sllavo-ortodoksinë. Teza se muslimanët e Ballkanit (përfshirë edhe shqiptarët) janë gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër e krishterë u hodh në vorbullën e propagandës mediatike nga ish-presidentja e Republikës Serbe në Bosnje Biljana Pllavshiq, me profesion biologe. Pllavshiq mundohej të vërtetonte shkencërisht se ballkanasit, që u konvertuan nga Krishtërimi në Islam gjatë periudhës osmane, vuajnë nga një deformim gjenetik që sipas saj do i kushtonte atyre dëbimin nga Ballkani ose eleminimin fizik. Pra, me pak fjalë të dyja rrymat, si rryma e nacionalizmit serb ashtu edhe rryma katolikocentriste rugoviane në thelb kërkojnë një Kosovë të boshatisur nga muslimanët.

Përveç se denatyrimin kulturorë rugovizimi apo fryma rugoviane dhe ithtarët e saj kanë si qëllim edhe denatyrimin kombtaro-etnik duke u munduar me çdo formë me mjetet e tyre propagandistike thellimin e hendekut dhe pikasjen e ndasive midis shqiptarëve në tërësi dhe karshi shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Edhe teza e kombit kosovar (kosovacentrizmi) u vu në funksion të frymës rugoviane ku historikisht dihej se iniciativa maksimaliste për një Kosovë të lirë apo iniciativa minimaliste për një Kosovë e njohur si republikë e Jugosllavisë buronte po nga e njëjta frymë duke lënë pas dore tezën epokale të popullit shqiptar dhe të ‘UÇK’ për Bashkim Kombëtar dhe me një Kosovë me kryeqytet Tiranën dhe jo më Beogradin.

Ngado ta kapësh rrymën politike rugoviane ajo do plotësojë binomin shekullor shkak-pasojë ‘albanofobia si rrjedhojë e islamofobisë dhe e anasjellta’.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re