Nga Astrit Patozi

Dhe ankohen për dekoratat e Ilir Metës këta pastaj… Në fakt janë edhe më të pacipë, sepse nuk kanë kufinj, që nuk kapërcejnë.

Dy javë para zgjedhjeve qenka kujtuar Erion Veliaj të vlerësojë Sokol Olldashin, ndërkohë që ai ka ndërruar jetë para 7 vjetësh. Mund ta kishte bërë para shumë kohësh, se aty ka qenë, por mund të duronte edhe 20 ditë, sa të kalonte 25 prilli.

Dhe mirë që e gjen sot për t’i vendosur emrin e tij një rruge të Tiranës, por na shitet se këtë e ka bërë në emër të bashkimit.

Mua, një herë, nuk më bashkon dot me këtë keqpërdorim të pastër politik, në kulmin e fushatës zgjedhore. Por kam bindjen se janë edhe shumë të tjerë, që dinë ta ndajnë respektin dhe nderimin për Sokol Olldashin, nga ata që duan të përfitojnë politikisht prej emrit të tij edhe pas vdekjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re